Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Bulqizë, ku një kamionçinë me e ngarkuar me gurë ka rrëshkitur dhe rënë në oborrin e një banese duke i marrë jetën 55 vjeçarit.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtushaj në Bulqizë, ku shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.
Fatkeqësisht 55 vjeçari në momentin e rënies së mjetit ka qenë në oborrin e banesës, dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
“Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.
Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al