Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit.
I plagosuri eshte transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit.
Egnatia News
