Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha të premten një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime, ndërsa presidenti rus njoftoi një raund të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë këtë fundjavë, tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.
