Home BOTA Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në...

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon

41

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha të premten një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime, ndërsa presidenti rus njoftoi një raund të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë këtë fundjavë, tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.