Prej 16 vitesh në politikë, kancelarja Angela Merkel ka veshur xhaketa me ngjyra të ndryshme, pothuajse me të njëjtën prerje.

Angela do detyrohet t’i thotë “lamtumirë” xhaketave serioze më 22 nëntor, kur të dorëzojë zyrtarisht postin e saj si kancelare.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung” Merkel ka folur për fatin e xhaketave të saj.

“Janë në koleksionin e veshjeve të përdorura” , tha ajo për gazetën gjermane.

 “Nuk dua t’i kthej xhaketat në ekspozita. Unë nuk u jap rroba muzeve”, sqaroi kancelarja në largim e Gjermanisë.

Ajo ka pranuar se me ngjyrën e xhaketës ka dashur shpesh të përcjellë një mesazh politik. “Ndonjëherë , ” tha ajo, “doja të dërgoja një mesazh politik.”

Ajo thotë se shpesh  herë, “nuk ka pasur  kohë për të zgjedhur ngjyrën e xhaketës që do të vesh”