Është tërhequr nga procesi i “Primareve” Niko Shupuli, që kishte shpallur kandidaturën për garën në Përmet.
Burime për media bëjnë me dije se Shupuli ka dhënë dorëheqje, pasi Partia Demokratike, më saktësisht dy grupet Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha nuk arritën në një marrëveshje për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale të 2023.
Shupuli ka kandiduar me sigurinë që PD do bashkohej në këto zgjedhje, por pasi nuk ka pasur një marrëveshje ai është tërhequr nga gara.
Kujtojmë që Niko Shupulit ka drejtuar Bashkinë e Përmetit në periudhen 2015-2019, në 2019 humbi përballë kandidates së PS.