Kandidatët e Bindjes Demokratike u ndalën në një takim me banorët e fshatit Ferrë e Vuqanit në bashkinë e Librazhdit. Gjatë takimit ata u njohën me problemet e shumta të zonës. Banorët thonë se ndjehen të harruar në çdo aspekt.
Ata thonë se edhe pse kanë vite që kërkojnë investime në infrastrukturë kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët dhe ata janë ende me rrugë të hapura nga vetë banorët dekada më parë. Zona është malorë por vuan mungesën e ujit të pijshëm,problemet me rrjetin energjitik janë të vazhdueshme dhe nuk kanë as qëndër shëndetësore. Përballë kandidatëve të Bindjes Demokratike banorët e Ferrë Vuqanit ofruan mbështetjen e tyre pasi siç thanë ata janë të lodhur së dëgjuari të njëjtat premtime nga partitë e vjetra dhe duke vujatur harresën sa herë që përfundojnë zgjedhjet.
“Ne e quajmë shumë poztive që Bindja Demokratike ka sjellë emra të rinj. Kjo është diçka e mirë dhe jep shpresë për vendin tonë. Skena politike në Shqipëri i ngjanë një amfiteatri ku te gjithë luajnë për të fituar mbi njëri-tjetrin dhe askush nuk mendon për ne që jetojmë më mal. Sistemi i parë na lodhi ndërsa i dyti na ka munduar shumë dhe ne meritojmë jetesë më të mirë. Jemi në vitin 2021! Fëmijët dhe nipërit e mi kanë ik se këtu nuk kanë as punë as paga. Kështu nuk kemi të ardhme ndaj ju mbështesim ju të rinjëve si të ishit bijt tanë se tek ju besojmë se ku vend mund të bëhet”-u shpreh njëri nga banorët.
Dy kandidatët për deputetë Erion Murataj dhe Klodi Menalla bën një prezantim mbi programin e Bindjes Demokratike për të mbështetur fermerët dhe për të tërhequr investime në zonat e thella. Një nga kollonat e programit të bindjes Demokratike është edhe mbështetja me anë të subvencioneve për fermerët në mënyrë që të nxitet edhe zhvillimi ekonomik në fshatra.Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët Erjon Gega, Sanie Kaca,Arjan Samarxhiu dhe Erjon Toçi.