Partitë opozitare nisin lëvizjet në funksion të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Këtë të mart,ë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Takimi konfirmohet për BalkanWeb nga burime pranë PD
Mësohet se në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pasi mes aleatëve opozitarë, do duhet të përcaktohen modalitetet se si do të përbëhen listat zgjedhore.
Më konkretisht diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike. Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.
Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen parazgjedhore.
(BalkanWeb)