Janë numëruar 181 qendra votimi nga 411 në qarkun e Shkodrës. Mësohet se dy më të votuarit e PD në Shkodër, nuk janë në listën fituese, por me këtë ritëm me shumë mundësi do të thyejnë herësin dhe të bëhen deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ato janë Bardh Spahia dhe Lodovik Hasani. Spahia ka marrë 3711 vota preferenciale dhe Lodovik Hasani ka marrë 3451 vota. Ndërkohë, Nard Ndoka nuk ka marrë as 100 vota.Ndërkohë që në Partinë Socialiste, kryeson me votat Benet Beci, me 3701 vota preferenciale, e ndjekur nga pas nga Paulin Sterkaj me 2919 vota, Ilir Beqaj me 1595 vota dhe Edona Bilali me 1281 vota. Partia e Tom Doshit PSD mori në Shkodër 2 mandate, ku më i votuari është vetë Doshi me 3045 vota preferenciale
LSI siguroi vetëm një mandat dhe pritet që atë ta marrë i pari në listë Agron Çela, i cili ka dhe më shumë vota deri tani me 181 qendrat e votimit të numëruar duke marrë 1206 vota, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë ende numrin e duhur të votave për të thyer herësin.
Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 344 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë votat e tyre kanë një numër të papërfillshë
Lajmi i fundit