Numri 1 i Bindjes Demokratike në Elbasan Erjon Murataj i ftuar në Shqip në DritareTV tha u përgjigjet atyre që e quajnë këtë parti patericë të Partisë Socialiste. Sipas Muratajt, patericat e Shqipërisë janë Rama, Basha dhe Kryemadhi që janë gjithmonë bashkë.https://www.youtube.com/embed/8S0h4SzvF5khttps://735570795f5d9e35895e48398a4c099a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Dritan Hila: Si mendoni që do ta ruani votën, do ta numëroni

Erjon Murataj: Për herë të parë në Shqipëri është dhënë një garanci që 10% e kutive të votimit do të numërohen. Kjo është garancia e parë që nuk mund ta tentojnë dot. Ne kemi përfaqësues tani vëzhgues në numërim. Sot përmbyllën procesin e akreditimit të vëzhguesve në çdo ZAZ. Janë rreth 534 qendra votimi ku do të kemi vëzhgues. Pavarësisht se jemi një forcë që disa na quajnë të vogël, por e vogël apo e madhe një forcë politike merr vota nga qytetarët.https://735570795f5d9e35895e48398a4c099a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Dritan Hila: Ju akuzojnë edhe si patericë e PS-së.

Erjon Murataj: Po e vërtetë. Por unë dua t’u kujtoj atyre që na kujtojnë patericën që në prill të 2017-ës, në një dhomë për 6 orë hyri Lulzim Basha me Edi Ramën dhe jo Astrit Patozi. Qytetarët nuk do të harrojnë që tre patericat e Shqipërisë, pa hyrë në Evropë janë Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Këta të tre kanë provuar se janë gjithmonë bashkë. Kanë bashkëqeverisur Rama me Bashën, Basha me Kryemadhin dhe Kryemadhi me Ramën. Se kush është bashkë qytetarët e dinë mirë. Koalicioni i 2009-ës u lidh nga zonja Monika. Edhe koalicioni i 2013-ës u lidh në Lalëz me zonja Kryemadhin. Dhe beniamin i koalicionit ishte një nga njerëzit e përkëdhelur të zonjës Kryemadhi. Dhe këto janë të vërteta.

Dritan Hila: A keni frikë për trazira në ditën e zgjedhjeve ose pas tyre?

Erjon Murataj: Unë ju garantoj se ne do të jemi zjarrfikësja më e kirë për Elbasanin./K.C/dritare.net