Deputeti i opozitës Luan Baci në një dalje për mediat ka folur në lidhje me incidentin që u regjistrua më herët ne Roskovec, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Endri Harizaj u akuzua se ka dhunuar dy qytetarë.

Baçi tha se Harizaj nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti dhe se gjithcka duhet të zbardhjet nga policia.

“Nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti, Se si ka ndodhur dhe kush i ka dhunuar është detyre e organeve te drejtësisë. Unë skam asnjë dijeni se si ka ndodhur ngjarja. Presim nga policia të na jap informacion”- tha i per mediat.