Irel Elezi, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në degën Kukës, është tërhequr nga gara. Ai thotë se lista e anëtarësisë nuk përputhet me listën e qershorit të vitit të kaluar.
Elezi sulmon edhe Grupin e Rithemelimit, për të cilët thotë se duan t’i bëjnë zgjedhjet me listat e Lulzim Bashës, pasi nuk kanë hartuar listat e anëtarësisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit.
