Vitet kalojnë, por goli mbetet po aq brilant sa kurrë herë tjetër. Më 12 tetor 1996, Ronaldo shënoi jashtë fushe, kundër Compostela në La Liga, një inkursion individual dhe gol në fund, që tani është pjesë e historisë së Barçës dhe futbollit.
Ish-sulmuesi brazilian e merr topin në gjysmën fushës së tij dhe me përzierjen e pakrahasueshme të fuqisë, ritmit dhe teknikës kalon mbrojtjen kundërshtare për të realizuar golin më të paharrueshëm te Barça.
Goli bëri që trajneri i katalanasve në atë kohë, Sir Bobby Robson, të vinte duart në kokë në mosbesim. “Fnomeni” shënoi një gol të dytë në këtë ndeshje, e cila u mbyll me fitoren bindëse 5-1 për blaugrana-t.
Braziliani u shpall golashënuesi më i mirë atë sezon. Ronaldo Luis Nazario da Lima qëndroi te Barça për vetëm një sezon, por çfarë sezoni ishte. “Fenomeni” siguroi statusin e tij legjendar me 47 gola në 49 ndeshje dhe e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë në La Liga, me 34 gola.
Ky total nuk u arrit nga një lojtar tjetër i Barçës deri në ardhjen e Leo Messit, i cili shënoi më shumë në sezonin 2009-2010 për herë të parë, pastaj e përsëriti vetveten edhe me më shumë gola.