Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu gjatë fjalës së saj në seancën plenare të ditës së sotme ka bërë me dije numrin e dozave që kanë ardhur deri tani në Shqipëri, si dhe numrin e vaksinave që pritet të mbërrijnë sot.

Sipas ministres nga kontrata me Pfizer kanë mbërritur 8000 doza tashmë, ndërkohë që sot pritet të mbërrijë dhe ngarkesa e radhës prej 8190 dozash.

Virusi sot një vit më parë ishte thjeshtë një lajm nga bota. Kjo ishte një krizë që e vuri në test sistemin tonë shëndetësor. Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh, Ata që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ata që nuk kanë siguruar asnjë dozë vaksinë.

Janë 140 vende që nuk e kanë nisur ende vaksinimin. Ne jemi ndër vendet që e kemi nisur vaksinimin.Shqipërisë i është dashur të bëjë një kontratë me Pfizer. Kanë mbërritur mbi 8000 doza deri tani dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot”, tha Manastirliu.

Faxnews