Në tryezën me Shoqërinë Civile me temë ‘Shqipëria në rrezik! Ç’duhet bërë?’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se regjimi që qeveris vendin është mjaft i pasur dhe blen zyrtarë, gjykatës, prokurorë e opozitarë.
Zgjidhje për këtë situatë, tha Berisha, është një bashkim frontal, ndërsa ngriti edhe shqetësimin rreth sistemit të drejtësisë ku arrestohen qytetarë pa prova
Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe. E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu. Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia”.