4 persona janë arrestuar për kanosje nga policia e Korçës. Të rinjtë kërcënonin dhe kanosnin të miturin F.P., duke i marrë para, në shuma të ndryshme, në harkun kohor të një muaji.

Për një periudhë 1 mujore 4 të arrestuarit i kanë marrë të miturit shumën e 200 mijë lekëve dhe 8 mijë euro, ndërsa mbetet ende e paqartë se ku i mituri i ka gjetur këto para.

Në pranga ranë 4 të rinjtë, E.B, K.P, Xh.D, K.A., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me qëllim për t’i zhvatur para 17-vjeçarin.

Të rinjtë akuzohen për kanosje për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se me çfarë e kërcënonin të miturin, i cili detyrohej t’i jepte paratë.