Një 37-vjeçar u arrestua në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Debt”.
Dy javë më parë, Ergys Vogli kanosi një shtetas dhe i mori automjetin, sepse pretendonte se i kishte borxh një shumë parash.
Në momentin e ndalimit, në banesën e 37-vjeçarit u gjetën një sasi Cannabisi e ndarë në doza gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike dhe municioni luftarak./abcnews.al