Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë dhe ka thënë se është intensifikuar puna për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Ai mohoi të kishte dijeni për vizitën e nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi në ambientet e Kryeministrsië dhe nuk pranoi të komentonte nëse Kanushi do të jetë pasuesi i Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ.

“Ministri i Mbrojtjes është pjesë e komitetit të mbrojtjes kibernetike dhe pa dyshim që, sidomos pas sulmit të korrikut, kemi intensifikuar punën, kemi hartuar plane për investime dhe masa të tjera soft që nga programet e edukimit, shpërblimet për punonjësit e këtij sistemi.

Qeveria ka miratuar bonuese dhe paga fleksibël në lidhje me to. Ne e trajtojmë çdo rast, çdo sulm, të cilët duhet thënë janë të përditshme. Ato që janë më problematike marrin meë shumë vëmendje nga publiku. Jemi të gjithë të ekspozuar, edhe sistemet private, jo vetëm ato publike. Nuk përjsshtohet asnjë operator qoftë privat apo public nga ekspozimi ndaj këtyre sulmeve”, tha Peleshi.

“Unë nuk kam informacion dhe nuk jam këtu për të folur çfarë ndodh në godinën e kryeministrisë sot”, tha ministri në lidhje me praninë e Kanushit në Kryeministri.