Kanye “Ye” West mund të mos jetë një fans i të gjithë monologut të Kim Kardashian në “Saturday Night Live”, por ai luajti një pjesë të saj të martën mbrëma në premierën e albumit të tij të ri “Donda 2” në Miami.

Në një moment, ish e dashura e tij dëgjohet duke deklaruar:

Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë. Një gjeni i talentuar, i ligjshëm, i cili më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm“, thotë Kim Kardashian në monologun e saj të “SNL”.

Monologu u ndërpre aty përpara shakasë së Kim-it se ajo po divorcohej nga ai për personalitetin e tij.

Kanye foli më parë kundër “SNL” në nëntor 2021 gjatë një paraqitjeje në Drink Champs.

SNL po e bën gruan time të thotë se e divorcova në TV. Dhe unë nuk i kam parë ndonjëherë letrat. Ne as nuk jemi divorcuar. Sepse kjo nuk është shaka për mua.“, tha ai.

Ngjarja e së martës mbrëma kishte pjesë të saj artistët: nga Migos, Pusha T, Da Baby, Alicia Keys, Playboi Carti, The Game, Jack Harlow, Five Foreign, dhe Marilyn Manson.

Për performancën, Kanye kishte veshur çizme shiu, një xhaketë lëkure të zezë dhe doreza.