Teksti i këngës prek divorcin e tij nga Kim Kardashian, dështimin për të konkurruar si President i SHBA-ve etj. Në këngën në fjalë Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.
“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur një burim për “The Sun”.
Festa e organizuar nga Kanye West u mbajt për publikimin e albumit të tij të 10-të, që titullohet Donda, në nder të nënës së tij të ndjerë. Kjo festë u mbajt në Vegas dhe thuhet se albumi do të publikohet ditën e premte. Albumi do të mbajë edhe disa fragmente nga nëna e Kanye-s, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në vitin 2007.
icon style