Erion Murataj PSD

Ndeshja mes Lacios dhe Romës sot në Serinë A si gjithmonë është paraprirë nga kaosi dhe dhuna, pasi tifozeritë e dy skuadrave ia kanë dalë të çajnë kordonët e shumta policore dhe të përplasen me njëra-tjetrën.

Policia ishte munduar gjatë gjithë pasdites të mbante grupet e ultrasve larg njëri-tjetrit, por teksa afronte ora e ndeshjes dhe mbështetësit i afroheshin stadiumit, e kishte të pamundur të shmangte një përplasje të tillë në Ponte Milvia.

Policia u detyrua që të përdorte gaz lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë grupet e tifozëve të cilët të armatosur me mjete rrethanore e jo vetëm, po tentonin të kthenin rrugët e Romës në një arenë të vërtetë përleshjeje.

Policia sot kishte ndaluar sot thuajse të gjithë trafikun e automjeteve në rrugët që çonin në stadium, me mbi 2 mijë forca policore të angazhuara për të shmangur kontaktet e zakonshme të dhunshme mes palëve.