Mes tensioneve dhe kaosit ka përfunduar seanca e sotme plenare. Pasi mazhoranca votoi mes zhurmës pikat e rendit të ditës, kryeparlamanetraja Lindita Nikolla njoftoi për mbylljen e seancës së sotme.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi nga vendi i saj nismat ligjore për miratim, ndërsa deputetët e opozitës u binin tavolinave në përpjekje për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të seancës.

Ashtu sic e kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës bllokuan nisjen e seancës normale, teksa pati edhe përplasje mes deputetëve, Xhemal Qefalia dhe Edmond Spaho. Sakaq deputeti Ervin Salianji bllokoi Foltoren ndërsa ndezi edhe një tymyese blu.

Në seancë mungonte kryeministri Edi Rama si edhe kreu i PD Lulzim Basha.