Është ndërprerë sërish seanca plenare në Kuvend. Salla u përfshi edhe këtë të hënë nga kaosi, ku Sali Berisha e deputetët e tij mbështetës, janë afruar pranë foltores së Kuvendit.
Bilbilin këtë herë, për të shkaktuar zhurmë në sallë e ka patur deputeti Flamur Noka.Sakaq kryeparlamentarja Nikolla njoftoi ndërprerjen e seancës plenare, për 5 minuta. Në ndihmë Berishës i ka ardhur sërish facebook, ku ka nisur lidhjen e tij live më ndjekësit virtuale.