Rreth 45 deputetë të opozitës kanë reaguar sot në seancë plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste.
Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Gjithashtu prej 2 muajsh, edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.
Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament.


