Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia kontrolloret e aeroportit të Rinasit.

Togat e zeza caktuan masën detyrim paraqitje për Armando Fezgen dhe Muhin Mezin që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga arrest shtëpiak do të hetohet në gjendje të lirë.

Kujtojmë se ashtu siç Top Channel ka raportuar më herët, deklarimet e dhëna përpara oficerëve të policisë gjyqësore provuan se Fezga, Ndreca dhe Mezini kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë në punë.

Kjo shkaktoi pasoja me mbylljen e kullës dhe aeroportit të Rinasit.

Flora Ndreca, rezultonte se ka kërcënuar një prej kontrollorëve të Rinasit, Kujtim Malkon duke i thënë që ai nuk është burrë që nuk i bashkohet grevës së tyre dhe nuk plotëson formularin e paaftësisë në punë. Malko e ka kundërshtuar dhe në debat e sipër i ka thënë Ndrecës të zbresë nga kulla ose përndryshe do ta hedhë.

Në një tjetër mesazh, në date 7 prill, Ndreca i shkruan shtetases Jona Kotoni se kulla është bloze dhe se i kanë bërë lavazh Kujtimit pasi ai nuk ka pranuar paaftësinë e përkohshme në punë nga frika por që në fund e kanë bindur.

Kujtojmë se në mesazhet e grupit të whatsappit mes tyre ka pasur edhe urdhër për mbylljen e kullës së kontrollit të trafikut ajror.

Top Channel