Një vajzë 24 vjeç dhe një tjetër 16 vjeç kushërira mes tyre janë proceduar nga policia pas kanë vjedhur një shumë të hollash në shtëpinë e dajës së tyre 37 vjeç.

Policia raporton se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.

Gjithashtu sipas njoftimit të Policisë Tiranë janë vënë gjatë ditës së sotme në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar dhe 6 të tjetër për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. N., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim T. Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 60 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 25 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi farash të dyshuara narkotike të llojit cannabis sattiva.
Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 34 vjeç dhe A. B., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale proceduan penalisht shtetasin H. Z., 30 vjeç, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 28205 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:
– E. B., 33 vjeç, E. S., 34 vjeç dhe E. S., 34 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparateve celularë.

Më datë 14.01.2022 shtetasja L. K., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vëllai i saj, shtetasi N. K., 49 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.