Në një nëndetëse që lundronte pranë brigjeve meksikane të Paqësorit u gjet një sasi e konsiderueshme prej 3.5 tonë kokainë. Në pranga ranë 5 persona, që ndodheshin në bordin e nëndetëses. Ata janë shtetas të kombësive të ndryshme.

Marina detare meksikane njoftoi se nëndetësja ishte 26 metra e gjatë me një hapësirë të bollshme në brendësi për transportin e sasive të mëdha të drogës. Mjeti lundrues është i të njejtit model me ato që ka në dispozicion flota detare e Meksikës dhe është më i madhi.

Nëndetësja u dërgua në portin e La Pazit në gjirin e Kalifornisë, aty ku u shoqëruan edhe të arrestuarit. Trafikimi i sasive të mëdha të drogës me nëndetëse është karakteristikë e karteleve amerikano jugore që furnizojnë tregun e Shteteve të Bashkuara e Kanadasë.