Pesë persona u arrestuan në kuadër të një operacioni pranë portit të Antwerp në Belgjikë ku u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.
Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike e Antwerp. të arrestuarit janë 4 belgë dhe 1 shqiptar.
Oficerët e doganës gjetën një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia. Prokuroria publike njofton se kapja ka ndodhur në kuadër të një hetimi të gjatë.
Hetimi identifikoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine. Grupi donte të merrte sasinë e drogës pasi mbërriti në port dhe policia lokale e Antwerp ishte në gjendje të zbulonte se ku dhe kur do të ndodhte kjo.
Disa forca policie punuan së bashku për të kapur kontejnerin në fjalë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe katër të dyshuar.
Në fazën tjetër ndodhi arrestimi i 5-të. Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë edhe nga gjyqtari hetues.
Ata dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Droga u asgjësua pas kapjes.