Policia greke ka kapur dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar, ku në pranga është vënë një shtetase greke, ndërsa drejtuesi i mjetit, një shqiptar është shpallur në kërkim.

Bëhet e ditur se policia ka pikasur një mjet në zonën e Kosturit, i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës.

Drejtuesi i makinës, shtetasi shqiptar braktisi mjetin dhe u largua me vrap, ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë.

Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Ndërsa pranë vendit te ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qellim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur per shkak te nje defekti.

Ndërkohe në Kozani është ndaluar një mjet qe drejtohej nga një grek 50-vjec dhe brenda tij u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 57 pako qe përmbanin 88 kg 900 gram marijuane. Po ashtu u ndalua dhe nje mjet i dyte qe sherbente per kontrollin e rruges ku u arrestuan nje rumune 42-vjece dhe nje grek 54-vjec.

panorama