Në kuadër të operacionit  “Transferta” është arrestuar një tjetër person nga policia duke e çuar në 11 në total numrin e të akuzuarve që janë vendosur pas hekurave.

Operacioni u finalizua në korrik të vitit të kaluar, ndërsa sot është arrestuar një 22-vjeçar me inicialet E.K. akuzuar për mashtrim kompjuterik.

Si funksiononte grupi?

Sipas

policisë, i arrestuari së bashku me personat e tjerë që janë pas hekurave për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit, miqve të personave që u kanë ndërhyrë në llogari u kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Policia thekson se vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm./ Abcnews.al