Banorët e tmerruar në Uells “po ndihen të lehtësuar”, pasi u kap një ketër me “nofulla të forta” që i kishte terrorizuar ata.
Sipas medieve të huaja, ketri i egër, kishte lënduar 18 persona që jetonin në qytetin Buckley.
Ata thanë se kafsha e egër kishte terrorizuar qytetin aq shumë sa njerëzit ishin shumë të frikësuar të dalin nga shtëpitë e tyre në rast se ketri do ‘t’i priste’.
Në një incident, ketri nisi një sulm ndaj një punonjëseje të kujdesit dhe ndaj vajzës së saj përpara se të shkëmbenin dhurata në prag të Krishtlindjes.
Jane Harry, 55-vjeçare, tha se ajo ishte dëshmitare kur ketri kërceu dhe kafshoi vajzën e saj Chloe, 29-vjeçare në qafë dhe në duar.
“Doli gjak dhe fillova (të bëja panic). Më pas kafsha vrapoi drejt meje”, tha ajo.