Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari është kapur me 54 kg marijuanë. Siç raportohet arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga xhandarët e togave të autostradës.
Pikërisht xhandarët e togave të autostradës A75 kapën automjetin me të cilin transportoheshin 54 kg marijuanë. I vendosur menjëherë në mbajtjen e policisë, shtetasi shqiptar është paraqitur këtë të martë, më 17 shtator para gjykatës penale në Rodez.
