Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke transportuar 7 kilogramë kokainë të pastër, të ndarë në 14 pako dhe të fshehura në një çantë shpine.Droga ishte gati për t’u shpërndarë gjatë festimeve të fundjavës dhe vlerësohet se do të sillte qindra mijëra euro. Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli rutinë rrugor në zonën San Trovaso, në komunën e Preganziolit të Italisë.
Shqiptari, i paligjshëm në Itali dhe pa vendbanim të përhershëm, shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore, duke tërhequr vëmendjen e policisë, e cila kontrolloi më në detaje makinën dhe gjeti çantën me drogë midis sediljeve të përparme dhe të pasme
Hetuesit thonë se sasia ishte menduar për tregun e Trevosos dhe zonat përreth gjatë festave të fundjavës.
Përveç drogës, policia sekuestruar edhe celularin e të arrestuarit, që mund të ndihmojë në identifikimin e furnizuesve dhe klientëve.






