Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë pak minuta më parë në qytetin e Kuçovës.
Gazetarja Eneida Petova raporton se 49-vjeçari Sokol Dardha është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogën në automjetin e tij, tip “Ford”.
Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.
Mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997. Ai sapo ka mbërritur në ambientet e DVP Berat, ku edhe do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.