Një 29 vjeçar me inicialet M.P në fshatin Ndërfane të Mirditës, pasi është pikasr duke qarkulluar me lëndë narkotike në automjetin e tij. Sapo i arrestuari e kuptoi që po ndiqej nga policia, hodhi nga dritarja sasinë e 2 kilogramë dhe 100 gramë lëndë narkotike “cannabis sativa”.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, ndërsa prokuroria, ka vazhduar hetimet e mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë së Mirditës:

Mirditë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen 2 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe në fshatin Ndërfane, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin M. P.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilën shtetasi M. P., në momentin që ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur jashtë mjetit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 29 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.