Shifrat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet goditën rëndë Slloveninë, duke lënë të vdekur të paktën tre persona, ndërsa shumë të tjerë u evakuuan. Dy prej viktimave ishin turistë holandezë, të cilët ndërruan jetë në një zonë malore.

Dëmet mbeten të shumta, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe uji ka vërshuar me shpejtësi në rrugë. Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë rriti alarmin në nivelin më të lartë, ndërsa 16 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë në Gjermani ka rënë sasi e madhe breshëri deri në 30 centimetra, ndërsa pamjet bënë xhiron e rrjetit. Ekipet e pastrimit të dëborës dolën në terren për të pastruar rrugët e bllokuara të cilat u zbardhën totalisht.

Italia po ashtu pret stuhinë e fuqishme e cila do të jetë e dyta brenda një periudhe të shkurtër kohore, pasi pak javë më parë moti ekstrem me breshër dhe shira shkaktoi dëme të shumta. Kroacia dhe Bosnje Hercegovina tashmë janë nën alarm për motin e keq.

Ndërkohë Spanja dhe Franca po luftojnë me flakët në kufijtë e tyre, të cilat janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuar nga temperaturat e larta. Qindra zjarrfikës po luftojnë për shuarjen e flakëve, por ende nuk kanë marrë situatën nën kontroll.

Amerika e Jugut po përjetojnë një kolaps moti, ku vala e të nxehtit ka përfshirë shumë zona, ndërsa sipas autoriteteve është quajtur ndryshe i nxehtë dimri.

Ndryshe nga temperaturat e jashtëzakonshme të regjistruara kohët e fundit gjatë sezonit veror, vendet duke përfshirë Argjentinën, Kilin, Paraguajin dhe Brazilin po përjetojnë temperatura të lidhura me mesin e dimrit.

Kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, regjistroi temperaturën 30 gradë Celsius, ndërsa zakonisht termometri ka shënuar 15 gradë Celsius në këtë periudhë të vitit.

Top Channel