2

kontrollorë të doganës së Kapshticës nga AMP janë vënë në pranga. Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se dyshohet se kontrollorët Denis Manoku dhe Aridian Prenja, kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se punonjësit kanë bërë regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja.

Operacioni është ende në vijim, ku pritet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë./tvklan.al