Nga Erion Murataj!
Demokracia… ! E bukur apo jo?
Sa jetë janë humbur në emër të saj ? Sa janë shkatërruar e sa përvuajtur?
Popuj të tërë kanë ngritur monumente për të rënët në emër të saj! Midis tyre, patjetër edhe ne!
E pra, sot pasi kemi festuar 30 vjetorin e bashkëjetesën me të, shumëkush nuk ka shijuar asgjë nga preambula e saj e bukur. Ta ketë vallë ajo fajin?! Jo ! Unë, po edhe ti ,që po e lexon këtë e dijmë mirë se kush është fajtori… Të dy e dijmë mirë se nuk na e ka fajin ajo. Patjetër që ajo ka fajin e saj për hapësirën dhe lirinë e pakufizuar që jep por jo! Fajtor jemi ne.
Ne që atij që na shtyp e quajmë shtetar. Atij që humb dhe vjedh shtëpinë e tij për tu dukur i pasur e quajmë të vjedhur. Fajtor jemi ne, që shtypësin dhe dështakun e lejojmë të na ëmbëlsojë me një karamele në qokën e radhës çdo dy vjet.
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut! E zotit dhe e mikut!
Ke parë në këto 30 vite zotin apo ndonjë mik nga këta të demokracisë ? Jo, as unë…
E pra, ja kemi hapur derën ca si tepër, dhe për ironi të fatit, në vend që ti përcillnim me një karamele e kundërta ka ndodhur. E zymtë apo jo, kështu si e them une .
Po dhe ti e di që kështu është… Edhe pse sot mbase je duke shijuar karamelen e shtypësit, apo vegimin e karameles së dështakut, të tre e dijmë që kështu është. Vallë kjo të jetë demokracia?
Ajo për të cilën jo unë, ndoshta as ti, por prindërit tanë në ’90-tën e gjyshërit tanë ne ’44-rën derdhen gjak e sakrifikuan. Besoj se sheh TV. Besoj se ke parë që çdo vendim, projekt, dënim apo ligj bëhet në emrin tim, tëndin, tonin.
Në një moment apo një tjetër, të gjithë e themi nën zë, apo rrallë nga mllefi duke ulëritur që s’bëhet ky vend . Disa shajnë demokratët, disa socialistet duke bërë të mundur që në qoken e rradhës të jemi të gjithë bashkë mikprites. Për karamelen e helmatisur!
E hidhur apo jo?
Kështu mendojmë të gjithë edhe pse ndonjërin apo disa e pickon kjo gjë sepse rreshti i shtypësit apo i dështakut nuk e lejon të padisiplinuarin.
Për ndonjërin që i kanë lënë kohë të lexojë ,do mjaftonte vetëm kjo fjalë: “I padisiplinuar”, të kuptosh se në ç’kohë hibride jetojmë. Do ju tregoj një të fshehtë publike. Disiplinë mendimi kërkonte dhe Hitleri me Stalinin, bashkë me shokun Enver. Të dy e dimë pergjigjen…
Egnatia news