Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shkruan sot se për shkak të mungesës së oksigjeneratorëve në spitalin shtetëror nuk kryhen dot operacionet në zemër.
Sipas tij shumë pacientë janë detyruar të shkojnë në spitalet private.
Statusi i Shehut
Ardhjet me “hope” te materialeve thelbesore e jetesore mjekesore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur kete here edhe kardiokirurgjine ne QSUT.
Prej javesh ai aktivitet shume i rendesishem mjekesor eshte bllokuar prej faktit se mungojne oksigjeneratoret, nje material ky i domosdoshem per shumicen e operacioneve ne zemer e enet kryesore te gjakut.
Dhe ajo sasi shume e vogel oksigjenatoresh e ruajtur nga sherbimi nuk siguron dot as nevojat e plota te urgjences mjeksore, jo me ato te nje aktiviteti normal.
Pa dyshim ketu e pesojne:
1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numer e serioze persa i perket patologjive.
Nje pjese e tyre ne baze te mundesive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi.
Asnje rimbursim nga shteti dhe per kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shterore.
2-Por kjo gjendje prek edhe sherbimin e kardiokirurgjise si pasoje e te tilla nderprerjeve shume te demshme per ate.
Perfitoj nga rasti per te pershendetur koleget e personelin e kardiokirurgjise, qe me vullnetin e aftesite e tyre, pavaresisht ketyre pengesave e veshtiresive, qe u krijohen nga kjo mjekesi “falas” ne Shqiperi, po zhvillojne kete sherbim.
Dhe aktualisht jane tejet te shqetesuar persa po ndodh….