Për fermerët e zonës së Divjakës mbjelljet janë të reja, por problemet janë ato që mbesin të vjetra.

Edhe kësaj herë fermerët duhet të luftojnë me karkalecin e tokës që u vë në rrezik të gjithë të mbjellat.

“Është viti i tretë që ne përballemi me këtë, por këtë vit është shumëfishuar”, tha një fermer.

Kolonitë më të mëdha të karkalecit sipas fermerëve janë në fshatin Sopez të Divjakës. Nëse asgjësimi i këtij dëmtuesi nuk bëhet në kohë, bujqit thonë se do të ndalojnë së punuari tokën.

“Kam 25 ha tokë me grurë e misër, kam plan të mbjell shalqi por me këtë gjë dje që ka filluar karkaleci nuk kam ndërmend ta mbjell sepse e pësova vjet. Sepse 5 ha vjet me shalqi e griu karkaleci. Pothuajse në çdo cep janë vatrat me miliarda, ky pas dy javësh do të marrë para çdo gjë që do të gjej para. Kam hedhur pak helëm me pompa dore, por nuk mbarojnë parcelat”, tregon një fermer.

Vetë fermerët e kanë të pamundur të luftojnë karkalecin që rrezikon bujqësinë, pasi kostot e kimikateve bujqësore rëndojnë shumë xhepat e njerëzve që punojnë tokën.

“Kanë ardhur nja dy ekipe të ministrisë së Bujqësisë por nuk e di se çfarë do të bëhet. Kohën e vet tani e ka për ta luftuar po zgjati dhe 2-3 ditë nuk përmbahet më. Nuk lë asgjë me misër dhe jonxh”, tha fermeri.

Dëmet më të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella me foragjere dhe shalqi. Fermerët thonë se Ministria e Bujqësisë është në kohë të luftojë dëmtuesin, në të kundërt fermerët thonë se ata do të detyrohen që këtë do të prodhojnë.

“Jonxhën dhe misrin po e dëmton, të gjitha nuk po lë asgjë. Nëse vazhdon kështu unë nuk mbjellë më asgjë”, tha një tjetër fermer.

Top Channel