Prej dy muajsh, fermerët në fshatrat e Vlorës janë duke u përballuar dëmtimin e prodhimeve të tyre, nga inseket.

Është kryesisht karkaleci që po shkatërron fushat e mbjella me jonxhë, misër, por edhe vreshtat dhe produkete të tjera.

Dëmet janë të mëdha, thonë bujqit e zonës.

Arshi Krasniqi, fermer nga fshati Kote shprehet i shqetësuar për situatën, ndërsa tregon dëmet që i ka shkaktuar karkaleci.

Ndërhyrja duhet të jetë urgjente thotë ai, duke bërë dezinfektim masiv të gjithë zonës.

Kreu i njesise amministrative Kote, Arqile Resulaj konfirmon problematikëtn që u ndodh prej dy muajsh fermerëve të zonës.