Për të dytin vit me rradhë karkaleci është duke shkatërruar të mbjellat e fermerëve në zonën e Dumresë. Rreth 60 ha tokë janë pushtuar nga ky insekt. Drejtori I shërbimit veterinar për qarkun e Elbasanit thotë se nisur nga dëmet e mëdha që u shkaktuan vitin e kaluar këtë vit ndërhyrja nga ana e institucioneve për spërkatjen dhe eleminimin e këtij insekti ishte në kohë.
Më të prekur nga karkaleci kanë qenë fermerët e 3 fshatrave në bashkinë e Belshit. Ata thonë se dëmet e shkaktuara nga ky insekt janë të konsiderueshme.
Specialitë nga Ministria e Bujqësise me në krye drejtorin e përgjithshëm të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së Bimëve në këtë institucion pas kërkesave të fermerëve kanë nisur spërkatjen për dezinfektimin në fshatrat Gjolenë dhe Kajan. Drejtori thote se ndërhyrja po bëhet në të gjitha vatrat e prekura në kohën e duhur në mënyrë që të ndihmohen fermerët dhe të mbrohen prodhimet bujqësore.
Aktualisht spërkatja për eleminimin e këtij insekti po bëhet me ilace të cilat nuk dëmtojnë mjedisin dhe as të mbjellat.
Ministria e Bujqësisë Specialistët këshillojnë që fermerët të mos mbajnë toka djerrë për shkak se sipërfaqe të tilla të pambjella janë territore që tërheqin insekte të tilla.