Kartoni i verdhë i Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në Premier League kundër ekipit të Leeds më 18 dhjetor sezonin e kaluar po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi dyshohet për një skandal të mundshëm bastesh sportive.
Federata Angleze e futbollit zhvilloi një hetim gjashtë mujor dhe ia kaloi çështjen Agjencisë për Krimin e Organizuar në Britaninë e Madhe.
Hetimet u hapën pasi një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52,000 Paund, u vendos gjatë ndeshjes dhe në mënyre specifike ndaj Granit Xhakës, ku theksohej se ky i fundit do ndëshkohej me karton të verdhë në 10 minutat e fundit të lojës, pavarësisht faktit se Arsenali po fitonte 4-1.
Mesfushori i Zvicrës u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për vonesa në lojë në minutën e 86-të, pasi ai fitoi kohë dhe nuk ekzekutonte një goditje dënimi, duke qëndruar te topi mbi 20 sekonda.
Basti i dyshimtë u vendos në një faqe online interneti dhe u raportua menjëherë pasi u fitua një shume rreth 250,000 Paund.
Federata Angleze nuk ka hapur asnjë hetim kundrejt Xhakës, por mësohet se i ka kaluar informacionet që ata kanë mbledhur në Agjencinë Kombëtare të Krimit.
29-vjeçari është një prej lojtareve ‘problematik” te Arsenali, pasi u ndëshkua 10 herë dhe u përjashtua dy herë sezonin e kaluar.
Rastet e vërtetuara të trukimit të ndeshjeve janë të rralla në Britani, megjithëse mbrojtësi i Lincoln City, Bradley Wood u pezullua për gjashtë vjet në 2018 pasi u shpall fajtor për dy ndërhyrje të qëllimshme gjatë çerekfinaleve të kupës sezonin e kaluar.
Provat zbuluan se Wood kishte hartuar një plan me shtatë shokë ku do të fitonin 10,000 Paund për dy baste të ndryshme, kështu që paratë e vendosura do të ishin disa mijëra paund, shumë më pak se në ndeshjen e Arsenalit.
Federata Angleze nuk pranoi të komentojë mbi këtë situatë.