Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë seancë publike për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 01 depozituar nga Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, kërkesës ankimore nr. 03 depozituar nga Partia G99, kryetari z. Redi Shtino dhe kërkesës ankimore nr. 04 depozituar nga Partia Aleanca Popullore

Njoftimi i KAS:

 Data e seancës: 12.02.2024
Ora 12:00 
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i kërkesës ankimore me nr. 01, datë 04.01.2024, me ankues subjekti Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, me objekt 1. Kundërshtimin e vendimet nr. 823, datë 07.12.2023 të KSHZ “Për Miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”, konkretisht pikës 96 të tij, për “Marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë”, me gjobë në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë, sipas 23/4, pika 2 të ligjit “Për partitë politike”.
 2. Shfuqizimin e pikës 96, të vendimit nr. 823, datë 07.12.2023 të Komisionit Qendror (Shtetëror) të Zgjedhjeve “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”

 
2. Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore nr. 03, datë 08.01.2024, depozituar Partia G99, kryetari z. Redi Shtino, me objekt Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.

 
3. Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore nr. 04, datë 29.12.2023, depozituar nga Partia Aleanca Popullore, me objekt 1. Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”. 
2. Shfuqizimin e pikës 101, të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.