KAS ka vendosur të pranojë provat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër. Nga ana tjetër me 3 vota janë rrëzuar kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit
Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat që kryqëzohen nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve.
Ndërkohë të premten, më 14 maj shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit.
”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat. Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret. Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve. Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës. Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.”- tha anëtari i KAS.