Ministri i mbrojtjes së mjedisit të Ukrainës ka thënë se një aksident në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mund të lëshojë dhjetë herë më shumë radioaktivitet potencialisht vdekjeprurës sesa në Çernobil 36 vjet më parë.

Ruslan Strilets, i cili ndodhet në Qipro për një konferencë mjedisore të OKB-së, i tha Associated Press se një lëshim i radioaktivitetit të asaj përmasash mund të zgjerohet deri në 2 milionë km katrorë, tre herë më i madh se sipërfaqja totale e Ukrainës.

Një aksident mund të shkaktojë gjithashtu një valë refugjatësh mjedisor që do ikin në zona të tjera të Ukrainës ose jashtë vendit.

Strilets shtoi se rreth 3 milion hektarë pyll ishin dëmtuar ose djegur që nga fillimi i pushtimit rus, sipas Al Jazeera.

Në kombinim me sulmet ruse në depot e naftës dhe objektet industriale, zjarret në pyje kanë nxjerrë më shumë se 67 milionë ndotës në ajër. Aktualisht, 812 zona të mbrojtura nga natyra ose janë dëmtuar ose mbeten nën kërcënim.

Ai shtoi se një vlerësim paraprak i dëmit mjedisor që ka shkaktuar lufta në shtatë muajt e fundit e vendos koston në mbi 36 miliardë euro. /abcnews.al