Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën alartmante mjedisore të Liqenit Artificial të Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi thotë se Liqeni Artificial është kthyer në një bombë ekologjike, i mbushur me cianobaktere helmuese.
Këlliçi akuzon kryebashkiak
un e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe kompanisë famëkeqe ‘5D’, si përgjegjës të situatës.
“Kreu i 5D Erion Veliaj tashmë kthen Liqenin Artificial të Tiranës në një bombë ekologjike, ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën”, shkruan ai.