Është rritur sërish numri i viktimave nga përmbytja masive në Gjermani dhe Belgjikë. Sipas mediave të huaja numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 180.
Ndërkohë numri i të zhdukurve vazhdon të jetë akoma i lartë, që do të thotë se numri i viktimave mund të rritet sërish. Sipas BBC 156 është numri i viktimave në Gjermani, ndërkohë 24 në Belgjikë.
Tashmë që uji ka filluar të tërhiqet po shikohen dëmet reale të kësaj katastrofe, ndërkohë që ekipet e emergjencave vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.
Liderët europianë fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë katastrofë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur edhe Zvicrën, Luksenburgun dhe Holandën. Ekspertët e mjedisit shprehen se ngrohja globale bën që shirat të bien në sasi më të larta.
Toka është pothuajse 1.2 gradë Celsius më e ngrohë që nga koha e zhvillimit industrial.
Top Channel