
A keni vënë re ndonjëherë që pas një vakti ndiheni të fryrë? Është një fenomen mjaft i zakonshëm që mund të shkaktojë shqetësim dhe t’ju bëjë të ndiheni “të rëndë”. Ndërsa ndonjëherë fryrja mund të lidhet me atë që hani, ka arsye të tjera që kontribuojnë në këtë ndjenjë parehatie.
Nutricionisët shpjegojë 4 arsyet më të zakonshme që mund t’ju bëjnë të ndiheni kështu pasi keni ngrënë, në mënyrë që të kuptoni më mirë se si funksionon trupi juaj dhe të identifikoni shkaqet e kësaj ndjesie.
Nëse e dini se çfarë e shkakton atë, mund të bëni ndryshime të vogla në dietën tuaj që do t’ju ndihmojnë të shmangni këtë ndjenjë të pakëndshme.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
4 arsye pse ndiheni të “fryrë” pasi keni ngrënë
1) Mund të jeni intolerant ndaj laktozës ose glutenit. Të gjitha produktet e qumështit përmbajnë laktozë, veçanërisht djathërat e butë. Të gjitha ushqimet e përftuara nga gruri përmbajnë gluten.
2) Përtypje e dobët. Mund të jeni duke ngrënë para televizorit ose kompjuterit, duke rezultuar që të mos e përtypni mirë ushqimin, duke rezultuar në fryrje të zorrëve.
3) Ushqyerje e vazhdueshme. Kur hani shumë herë gjatë ditës, ju nuk lini hapësirë të mjaftueshme midis vakteve për të lejuar zorrët të tresë plotësisht lëndët ushqyese.
4) Stresi mund të jetë një nga faktorët kryesorë që ju bën të fryrë, edhe nëse i keni bërë siç duhet 3 gjërat e mëparshme.
