Rivalitet i fortë për kreun e PD Elbasan. Ditën e sotme janë janë përcjellë në Tiranë për konfirmim propozimet e bazës për kandidatët garues ne zgjdhjet e afërta.
Ajo që bie në sy është që katër kandidatët kryesorë janë pedagogë të nderuar që mbajnë titullin Doktor Shkencash. Blendi Himçi, Eliona Gremi, Elior Vila dhe Sonila Daiu janë emrat e përcjellë në komisionin e themelimit.
Blendi Himçi 45 vjeç, Doktor Shkencash në Drejtësi, i diplomuar në Itali, aktualisht pedagog i së Drejtës në Universitetin e Elbasanit dhe mjaft i njohur në fushën e avokatisë. Mbart një karrierë të gjatë politike duke mbajtur dhe postin e këshillit të qarkut Elbasan.
Eliona Gremi, Doktore Shkencash në Finance dhe pedagoge e Universitetit të Elbasanit. Diplomuar si ekselente ka mbajtur dhe detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit.
Elior Vila, Doktor Shkencash në Informatikë, aktualisht pedagog në Universitetin e Elbasanit ku mban dhe pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Informatikës. Ka kryer studime të thelluara në Teknologjinë e Informacionit në Gjermani.
Sonila Daiu, Doktore Shkencash në Komunikim dhe Anglisht. Pedagoge mjaft aktive në qarqet akademike të Shqipërise. Gjithashtu dallohet për aktivizim të dendur në fushatat e Partisë Demokratike